Kate Moss është ‘e plakur, e mërzitshme dhe vesh tuta në shtëpi’ tregon vajza e saj Lila

00:28 | 22 Prill 2022
Trina Galanxhi

Supermodelja Kate Moss është “plakur dhe është e mërzitshme”, ka deklaruar vajza e saj adoleshentë, duke nxjerrë kështu në pah shumë “sekrete” të modeless ë famshme.

Lila, 19, zbuloi gjithashtu se Kate, 48, rri gjithë ditën me tuta në shtëpi, por shtoi se Kate nuk do të dëshironte që askush ta dinte këtë, transmeton portal arbresh.info

“Në tre apo katër vitet e fundit, kam kuptuar se stili i saj është në të vërtetë shumë i lezetshëm. Më duhet ta pranoj tani. Ajo nuk është se ka ndonjë përzgjedhje të madhe. Garderoba e saj është plot me pizhama”, tha ajo.

Lila i ka bërë këto komente kur po pozonte për kopertinën e edicionit të majit të British Vogue.

Është kopertina debutuese e Lilës për biblën e modës, por ajo ka një rrugë të gjatë për të bërë nëse dëshiron të arrijë nënën e saj, Kate Moss.

Kate ka një pasuri të raportuar mbi 50 milionë funte dhe është një nga supermodelet më të famshme në botë. / FOTO: Twitter -Couture is Beyond /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme