Google ADS

Moti i keq, pezullohen lundrimet nga porti i Vlorës

00:17 | 22 Prill 2022
Trina Galanxhi

Kapiteneria e Vlorës ka njoftuar se parashikimet flasin për një situatë përkeqësimi hidrometeorologjike në gjirin e Vlorës dhe jashtë tij. Moti i keq pritet të nisë pas orës 22.00 të datës 22 prill deri në orën 10.00 të datës 23 prill.

Era do të jetë e fortë në drejtimin Jug-Juglindje në forcën 5-6 ballë brenda gjirit të Vlorës dhe jashtë tij dallgët mund të shkojnë deri në 3.5 metra.

“Është ndaluar dhënia e leje-nisjes e të gjitha mjeteve të vogla lundruese, anijeve të peshkimit që operojnë jashtë gjirit të Vlorës dhe marrjen e masave për sigurimin e tyre. Mjetet e vogla lundruese dhe anijet e peshkimit që operojnë brenda gjirit të Vlorës të kenë në konsideratë kushtet e parashikuara të përkeqësuara dhe marrjen e masave për sigurimin e tyre.

Njoftohen të gjithë drejtuesit anijeve të peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese për situatën e përkeqësuar dhe të merren masat për sigurimin e mjeteve në vendet e akostuara dhe parandalimin e ngjarjeve dhe situatave gjatë datave 22 prill 2022 deri 23 prill 2022. Përmirësimi i situatës meteorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas datës 23 Prill 2022 ora 10:00” – thuhet në njoftim.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme