Deputeti i PDK-së: Në ditën e fundit, natën vonë Qeveria i thotë JO kërkesës së qytetarëve për Trustin

23:46 | 21 Prill 2022
L G

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, i ka reaguar Qeverisë Kurti, pas njoftimit të saj se nuk mbështetë tërheqjen e 30% të mjeteve nga Trusti.

Këtë Haxhiu e quajti neglizhencë dhe papërgjegjësi të qeverisë në raport me kërkesën e qytetarëve.

”Neglizhencë dhe papërgjegjësi e Qeverisë ne raport me kërkesën e qytetarëve për tërheqjen e mjeteve nga Trusti! Në ditën e fundit, natën vonë Qeveria i thotë JO kërkesës së qytetarëve për Trustin. Qeveria e Kosovës për përgjigje negative nuk ka pas nevojë ta vonoj projektligjin per Trustin 30 ditë. Kjo është neglizhencën dhe papërgjegjësi e Qeverisë në raport me krizën ekonomike që ka kapluar qytetarët. Për më tepër është zvarritje e qëllimshme për kalkulime të dobëta politike”, shkruan ai.

Postimi i plotë

Të ngjashme