Partia Demokratike e Kosovës (PDK) nesër do të dorëzoj kallëzim penal ndaj anëtarëve të Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE).
Këtë e ka bërë të ditur PDK përmes një njoftimi për media, shkruan arbresh.info
Dorëzimi i kallëzimit penal do të bëhet ora 11:00 në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.
“Përfaqësues të Partisë Demokratike të Kosovës, do të dorëzojnë nesër (e premte), në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, kallëzim penal ndaj anëtarëve të Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji, për mos zbatim të aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, për shtyrjen, përkatësisht pezullimin e zbatimit të vendimit nr. 077/22 të ZRRE-së për shtrenjtimin energjisë për qytetarët e Republikës së Kosovës”, bënë të ditur PDK.
Policia shqiptoi afro 2 mijë gjoba brenda 24 orëve
Arrestohet gjilanasi për armëmbajtje pa leje
Ushtria izraelite paralajmëron civilët libanezë që të largoh...
Arrestohen katër persona në Shipol për kontrabandim me emigr...
Kanosi zyrtarët policor, arrestohet një grua në Pejë
Vdes motra e Adem dhe Hamëz Jasharit