Google ADS

Macron fiton debatin ndaj Le Penit, paraprin me 10% para balotazhit

22:23 | 21 Prill 2022
KRG

Në kryeqendrën franceze qëndroi të enjten Emmanuel Macron, që po synon të vazhdojë edhe një mandat presidencial derisa rivalja e ekstremit të djathtë Marine Le Pen po e pretendon për të dytën herë pozitën e kundër-kandidatit të saj.

Andaj që të dy po shfrytëzojnë fushatën e tyre të fundit për t’i bindur francezët para zgjedhjeve presidenciale të balotazhit vendimtar të së dielës.

E disa nga votuesit tashmë mund te kenë vendosur për të preferuarin e tyre pas përballjes së ashpër sy më sy të Macron dhe Le Pen në një debat televiziv mbrëmjen e së mërkurës.

Këtu Macron e zuri ngushtë rivalen e tij Le Pen kur ia përmendi një kredi që partia e saj kishte marrë nga një bankë çeko-ruse, përpara fushatës së saj zgjedhore të 2017-ës.

”Ju jeni të varur nga qeveria ruse dhe jeni të varur nga Presidenti Putin dhe kur flisni me Rusinë, po flisni me bankierin tuaj”.

Le Pen u arsyetua se ishte e detyruar ta bënte këtë gjë pasi bankat në Francë në atë kohë refuzuan t’i jepnin hua.

Debati u nxeh edhe më tepër kur Le Pen konfirmoi se politika e saj do ta ndalojë mbajtjen e shamisë islame në publik.

“Ajo është një uniformë e imponuar nga islamistët dhe këtë duhet ta ndalojmë”, tha Le Pen.

Analistët vlerësuan se debatin e fitoi presidenti aktual Maccron derisa u tha se ai prinë mbi 10 për qind në sondazhet e fundit.

Megjithatë, kjo mund të ndryshojë, të dielën, pasi më shumë se 20 për qind e popullatës ende nuk kanë vendosur se për kë do të votojnë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme