Me shkatërrimin kolosal të infrastrukturës dhe ndërtesave në Ukrainë si pasojë e pushtimit rus, Volodymyr Zelensky ka thënë se Ukrainës i duhen 7 miliardë dollarë çdo muaj për të kompensuar humbjet financiare të shkaktuara nga pushtimi rus.
Gjatë fjalimit virtual në forumin e Bankës Botërore, Zelensky theksoi se komuniteti ndërkombëtar duhet të përjashtojë menjëherë Rusinë nga organizatat ekonomike ndërkombëtare.
Ai gjithashtu u bëri thirrje të gjitha vendeve që të ndërpresin lidhjet me Moskën, shkruan BBC.
Presidenti ukrainas tha se bllokimi i porteve në Detin e Zi nga rusët po pengon eksportet ukrainase, duke ndikuar kështu në sigurinë globale të ushqimit.
Për më tepër, kryeministri i Ukrainës Denis Smihal tha se PBB-ja e vendit mund të bjerë me më shumë se 50% këtë vit, duke thënë se pas luftës vendit do t’i duhet një plan rimëkëmbjeje i ngjashëm me Planin Marshall të zbatuar në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore.
Sa i përket prodhimit bujqësor, ai tha se 80% e tokës së kultivuar vitin e kaluar pritet të kultivohet këtë vit.
Stafi i presidentit amerikan, Joe Biden ka njoftuar pasditen e sotme një ndihmë të madhe ushtarake prej 800 milionë dollarësh për Kievin.
Lexo edhe:
Biden s’ka të ndalur, ndan edhe 800 milionë dollarë shtesë ndihmë për Ukrainën
Paketa e mbështetjes ushtarake përfshin dhjetëra predha, municione, mjete ajrore pa pilot (dronë) dhe municione.
Në të njëjtën kohë, presidenti amerikan njoftoi një paketë shtesë financiare prej 500 milionë dollarësh.
Çitaku për Hamzën: Dramën ua lëmë aktorëve, qeverisjen profe...
Nesër mbahet “Forumi për Sportin”
“Ai është anësori më i mirë në botë” – Lewandowski me këshil...
Romeo Veshaj po rikthehet pas shumë kohësh me këngë të re
Zelensky shpalos “planin e fitores” gjatë takimi...
Hamza nuk vendos vija të kuqe: Koalicioni me LDK-në më i pre...