Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, priti sot në takim Shefin e Mbrojtjes të Republikës Letonisë, Gjenerallejtënant Leonīds Kalnins.
Gjatë këtij takimi, Gjeneral Jashari i shprehu mirënjohje për kontributin e dhënë të kontingjentit të forcave letoneze në kuadër të KFOR-it për ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë së Kosovës që nga viti 2000, si dhe ritheksoi aspiratat e vendit tonë për anëtarësim në NATO dhe drejtimin strategjik ushtarak të Kosovës.
Sipas njoftimit, dy gjeneralët diskutuan për situatën në Ukrainë dhe ndikimin e Rusisë në rajonin e Baltikut dhe atë të Ballkanit, ku gjatë kësaj periudhe të ndjeshme, u vlerësua nevoja për mbështetje të ndërsjellët mes dy vendeve.
Dy gjeneralët u zotuan për ngritjen e bashkëpunimit ushtarak mes dy vendeve duke përfshirë trajnimet, stërvitjet e përbashkëta si dhe shkëmbimin e përvojave.
Në fund, Gjeneral Kalnins e ftoi Gjeneral Jasharin për vizitë zyrtare në Republikën e Letonisë.
Dita e ndeshjeve në Superligë: Derbi rajonal në Podujevë, in...
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë do të bashkëpunojë me Fond...
Elgit Doda, Xhensila dhe Emra Brah sjellin këngën e re “Thuj...
Muri i Berlinit: Drejtësi për viktimën pas gjysmë shekulli
Shtëpia e Bardhë: Biden dhe Trump do të takohen në Zyrën Ova...
Sot përkujtohen 14 ushtarët britanikë që humbën jetën gjatë ...