Tre senatorët amerikanë kanë ardhur për vizitë zyrtare në Kosovë, pas vizitave që patën në Bosnjë e Hercegovinë dhe në Serbi.
Sot ata u pritën nga krerët më të lartë të shteti e në këtë kuadër edhe me kryeministrin e vendit, Albin Kurti.
Ai, në konferencë për shtyp, mes tjerash, njoftoi për takimin që pati me tre senatorët: Jeanne Shaheen, Chris Murphy dhe Thom Tillis.
Kryeministri Kurti theksoi rolin dhe kontributin amerikan duke kontribuar në promovimin e paqes dhe stabilitetin në rajon e më gjerë, duke u rreshtuar drejt orientimit euro-atlantik.
Kurti,ndër të tjera, bëri të ditur se bisedoi edhe për situatën në Ukrainë, ku bëri thirrje që të gjitha shtetet demokratike të qëndrojnë të bashkuar kundrejt agresionit rus mbi Ukrainën, përcjell arbresh.info.
Ai, njoftoi për kontributin e SHBA-së për Kosovën si në luftë, ashtu edhe në paqe, si në shpalljen e pavarësisë, ashtu edhe pas saj.
“Kosova është rrëfim i suksesit, i rezistencës së saj në luftën çlirimtare, bashkë me SHBA-në, NATO-n dhe BE-në, në veçanti me ndërhyrjen e para 23 vjetëve, ku edhe u ndal gjenocidi i Serbisë mbi popullin tonë”, theksoi ai.
Tutje, kryeministri Kurti bëri të ditur se ai kishte biseduar edhe me kongresistët tjerë amerikanë, prej të cilëve kishte kërkuar mbështetjen e tyre dhe SHBA-së në për anëtarësimin e Kosovës në NATO, për çfarë është e rëndësishme që Kosova të bëhet pjesë e Partneritetit për Paqe, drejtë anëtarësimit të plotë në këtë organizatë.
Më tej kryeministri Kurti njoftoi senatorët amerikanë për të arriturat e Kosovës përgjatë këtyre viteve në fushën e ekonomisë, etj.
Ndërkaq, senatori amerikan Chris Murphy deklaroi se është urgjente për Kosovën që të sigurojë mbrojtje, duke u anëtarësuar në NATO.
Ai pas takimit me kryeministrin Albin Kurti theksoi se anëtarësimi në Aleancën Veri-Atlantike është edhe interes i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Gjatë diskutimeve tona folëm për interesat e përbashkëta për të vazhduar proceset e interesuara të Kosovës për t’iu bashkuar si NATO-s, ashtu edhe BE-së. Natyrisht kemi të bëjmë me procesin për NATO dhe tash është më urgjente se kurrë që të sigurojmë që shtetet si Kosova të kenë mbrojtje dhe të gëzojnë mbrojtje. Na vjen mirë që dëgjuam për gjithë ato përparime sa i përket reformave që kanë të bëjnë me hyrjen në NATO. Do të mundohemi që të punojmë në Uashington për të gjetur metoda të reja se si të punojmë bashkërisht për të mundësuar këtë”, tha ai.
Senatori amerikan shtoi se Kosova ka qenë vendi më përkrahës në rajon për sanksione kundër Rusisë. Ndërsa procesin e dialogut mes Kosovës e Serbisë, me ndërmjetësimin e BE-së, e quajti të vështirë, por të rëndësishëm./ arbresh.info/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...