Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu, nesër (e premte), pret për vizitë zyrtare Presidentin e Republikës së Letonisë, Egils Levits.
Takimi do të mbahet në orën 10:00, me ceremonitë më të larta shtetërore,shkruan arbresh.info.
Ky takim sipas njoftimit do të mbahet në Sheshi “Ibrahim Rugova” në Prishtinë.
Mediat duhet të jenë në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës më së voni deri në orën 09:00.
Pas ceremonisë së pritjes, Osmani zhvillon takim me Presidentin e Republikës së Letonisë, Egils Levits si dhe në fund të takimit Presidentja Osmani dhe Presidenti Levits mbajnë konferencë për media./arbresh.info/
Kurti takoi përfaqësues të shoqatave të diasporës sonë në Ve...
Edon Zhegrova pushton sërish formacionin e javës në Ligue 1 ...
Samiti për të Ardhmen, Hasani: Shqipëria e përkushtuar ndaj ...
1,367 gjoba të shqiptuara brenda një javë në rajonin e Feriz...
Policia realizon mbi 230 urdhëresa të gjykatave në rajonin e...
Tërmet në Maqedoninë e Veriut