Emisari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka bërë të ditur se takimi me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimin dhe Drejtorin e Zyrës së ashtuquajtur të Kosovës në Qeverinë e Serbisë, ka shkuar “mirë”.
Lajçak këto detaje i ka ndarë nëpërmjet një postimi në ‘Twitter’ në llogarinë e tij, duke përmendur agjendë të ngjeshur, përfshirë edhe çështjen e targave, shkruan arbresh.info.
“Ne kemi axhendë të ngjeshur të çështjeve aktuale, përfshirë targat, zbatimin e marrëveshjeve të kaluara të dialogut dhe përgatitjen e terrenit për një takim të ardhshëm të nivelit të lartë”, u deklarua Lajçak.
Lajçak, sipas fotografive, i ka zhvilluar takimet e ndara me të dy kryenegociatorët, teksa nuk është bërë e ditur nëse i kanë përafruar qëndrimet për arritjen e një marrëveshjeje për targat.
Kosovës dhe Serbisë sot, më 21 prill, u skadon afati për të arritur një marrëveshje përfundimtare lidhur me targat e veturave serbe dhe atyre kosovare që hyjnë dhe dalin nga kufijtë e dy shteteve./arbresh.info/
Ushqimet që kanë tendencën të shkaktojnë sëmundje
Driloni me pëlqim për Xhenetën?
Mevlani: Me Dianën nuk kishte asgjë serioze – po të isha beq...
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...
Sulmet izraelite në Gaza, mbi 70 të vrarë gjatë orëve të fun...
“Vendimi pas dy javësh, nuk presim rezultat tjetër veç fitor...