Google ADS

“Forcat ruse qëlluan civilë që nuk bënë asnjë rezistencë”, Ukraina: Janë gjetur trupa me shenja torturash afër Kievit

14:18 | 21 Prill 2022
Artan Maliqi

Trupat e nëntë civilëve, disa me shenja torture, janë gjetur në qytetin Borodyanka jashtë kryeqytetit ukrainas, Kiev, sipas një zyrtari të lartë të policisë, sipas mediave të huaja.

“Këta njerëz u vranë nga pushtuesit dhe disa tregojnë shenja torture. Dua të theksoj se këta njerëz ishin civilë. Ushtria ruse qëlloi civilët që nuk bënë asnjë rezistencë”, tha Andriy Niebytov.

Niebytov tha se policia kishte zbuluar dy varre rreth Borodyankas. Në një varr, tre persona duke përfshirë një vajzë 15 vjeçe u zbuluan dhe në një varr të dytë u gjetën trupat e gjashtë personave, tha ai.

Autoritetet në Kiev thonë se qindra trupa civilësh të vrarë janë gjetur në zonat e kontrolluara nga forcat ruse rreth kryeqytetit që nga nisja e pushtimit rus më 24 shkurt./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme