Një zjarr i madh ka shpërthyer sot në ndërtesën e Institutit Ushtarak Rus në qytetin Tver.
Sipas agjencisë ruse pro-regjimit TASS, një person ka humbur jetën dhe 20 janë plagosur nga zjarri, shkruajnë mediat serbe, përcjell Telegrafi.
Sipas tyre, TASS shkruan se zjarri ka rënë për shkak të një mosfunksionimi në instalimet elektrike.
Bëhet fjalë për një institut rus për zhvillimin e sistemeve të reja të mbrojtjes ajrore.
В Твери загорелось здание НИИ-2 Минобороны.
По предварительным данным, пострадало около 30 человек, один человек погиб. В НИИ разрабатывались теории вооружения противовоздушной и воздушно-космической обороны. Огнем была охвачена площадь до 1000 квадратных метров. pic.twitter.com/ErvL3Kpvke
— SVTV NEWS (@svtv_news) April 21, 2022
Zjarrfikësit kanë marrë njoftimin për zjarrin rreth orës 11 me orën lokale. TASS thotë se 30 persona kërkuan ndihmë mjekësore – disa për shkak të thithjes së tymit, të tjerë për shkak të lëndimeve të lehta.
Veç kësaj, një burim nga terreni tha për TASS se disa njerëz u plagosën duke u hedhur nga dritaret duke ikur nga zjarri.
“Sipërfaqja e përgjithshme e prekur nga zjarri është rreth 1000 metra katrorë”, tha shërbimi rus i emergjencës.
Zjarri u përhap me shpejtësi në ndërtesë dhe zjarri përfshiu disa kate dhe më pas është shpërndarë edhe rreth objektit. /Telegrafi/
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit