Serbia synon të blejë edhe avionë luftarakë britanikë

13:28 | 21 Prill 2022
Fjolla Bajraktari

Ministri serb i Mbrojtjes ka thënë që qeveria është në diskutime me Mbretërinë e Bashkuar për të blerë avionë luftarakë ‘Eurofighter Typhoon’, si pjesë e përpjekjes për të modernizuar forcën ajrore të vendit.

Më 16 prill, ministri serb i Mbrojtjes, Nebojsha Stefanoviq tha për RTS-në se Forcat Ajrore Serbe dhe Mbrojtja Ajrore po kërkojnë që t’i blejnë avionët Typhoons, shkruan arbresh.info.

Stefanoviq ka shprehur gjithashtu interes për blerjen e një lloji të papërcaktuar rakete që mund të lëshohet nga Typhoon dhe Rafale si pjesë e marrëveshjes dhe tha se gatishmëria e Francës ose e Mbretërisë së Bashkuar për të shitur këtë raketë do të ishte një faktor në çdo vendim prokurimi.

“Ajo që është interesante për mua dhe për atë që kam biseduar me ekspertët e Forcave Ajrore janë aftësitë që mund të na ofrojë një partner i mundshëm [kombi]”.

“Nëse Britania e Madhe na ofron një raketë që ka dyfishin e rrezes së një avioni me karakteristika të ngjashme si Rafale, ky është një avantazh i madh për Forcat Ajrore kur mund të godasësh dikë me një raketë në 300 km në krahasim me kur gjuan në 120 ose 150 km”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme