CSGO: Bad News Eagles fiton lojën e parë kundër skuadrës ruse, Entropiq përmes overtime

12:39 | 21 Prill 2022
Lorik Gerbeshi

Skuadra kosovare, Bad News Eagles ka fituar ndeshjen e parë në kuadër të PGL Major Qualifiers kundër skuadrës ruse, Entropiq.

Djelmoshat tanë fitoren e arritën pas overtime me rezultat 19:17.

Lojtari më i mirë i kësaj ndeshje ishte Flatron “juanflatroo” Halimi, i cili regjistroi K-D (Kills-Deaths), 32-21.

Skuadra kosovare ndeshjen e ardhshme e zhvillon sërish gjatë ditës së sotme me fillim nga ora 16:00, derisa kundërshtari ende nuk dihet./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme