Rama: T’i japim Shqipërisë një President përtej PS-së

13:12 | 21 Prill 2022
S D

PS nuk do të negociojë me Berishën për Presidentin e ri, e madje nëse PD e zgjedh në krye të saj, do të ndërpresë çdo marrëdhënie me të.

Deklarata vjen nga kryeministri Edi Rama në seancë plenare.

“Dy gjëra të jenë të qarta me Saliun nuk kemi punë. Saliu për ne është i vdekur, politikisht dhe institucionalisht.

Biologjikisht i urojmë jetë të gjatë. Me të vdekurin në mes të shpisë ne mos na ngatërroni dhe ne nuk e zgjedhim se kush e drejton grupin tuaj, apo PD nëse bëni zgjedhje të drejtoheni nga një i vdekur ne me PD do ndërpresim çdo marrëdhënie.” tha Rama.

“Nëse të dëshironim një kryeministër nga grupi ynë parlamentar, do e bënim. Nuk është ky qëllimi dhe duam realisht nëse është e mundur t’i japim Shqipërisë një President përtej PS. Nëse do kontribuoni, po të biem dakord bashkarisht për një person do e bëjmë. Por nëse del nga goja e të vdekurit do e bëjmë.”- vijoi mw tej kryeministri.

“Zgjedhja e presidentit të republikës dhe dua ta nis me kur ishte gjallë saliu. Më kujtohet që u zhvillua këtu në kuvend një proces, në fakt dy po kam parasysh të parin që coi në zgjedhjen e njëanshme të Bamir Topit. Dhe duke dëgjuar cfarë thoni ju, se kur ishit i keni bërë gjërat shumë mirë, desha ta risjell këtu atë histori. ka qenë një ngjarje ku vlen plotësisht ajo shprehja ‘jeta imiton artin’. kemi qenë aty si drejtues të partive politike dhe realisht të paktën mesa mua më lejon kultura, asnjë shfaqje teatri absurd nuk do linte pas atë shfaqje që i dhamë njëri tjetrit. Duke marrë nëpër gojë njerëz duke kërkuar presidentin për emra që hidheshin në tryezë”, vazhdoi Rama/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme