Google ADS

Zyrtare: Manchester United emëron Erik Ten Hag si trajnerin e tyre të ardhshëm

12:18 | 21 Prill 2022
Lorik Gerbeshi

Manchester United ka zyrtarizuar transferimin e Erik Ten Hag si trajnerin e tyre të ardhshëm.

Tekniku holandez ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2025, me opsion zgjatje edhe për një vit tjetër.

Ten Hag raportohet se mundi trajnerin e Paris Saint-Germain, Mauricio Pochettino në pozitë dhe i bashkohet skuadrës së Old Trafford në fund të këtij edicioni.

52-vjeçari ka karrierë të pasur si trajner, duke qenë tekniku i disa skuadrave holandeze, derisa suksesin më të madh e arriti me Ajaxin, klub të cilin e kishte në drejtim që nga viti 2017./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme