Ministri i Mbrojtjes në Shqipëri, Niko Peleshi ka publikuar sot pamje nga një ditë e zakonshme stërvitjeje të Forcave Speciale të ushtrisë shqiptare.
Në videon e shpërndarë nga ministri në Facebook shihen manovra të ndryshme të Forcave Speciale.
Pamjet tregojnë të gjithë rutinën e ushtarëve duke filluar nga stërvitja fizike deri tek ndërhyrjet e forcave speciale në situata të ndryshme të simuluara.
Forcat Speciale vlerësohen si njësia më elitare e ushtrisë shqiptare, si dhe një nga njësitë më të mira të trajnimit dhe më profesionale të operacioneve speciale në rajon.
Kjo njësi është e ngarkuar me operacione të posaçme në kohë lufte dhe para së gjithash me kundër-terrorizmin në kohë paqeje.
Batalioni është pjesë e Regjimentit Komando dhe selia e tij, objektet e trajnimit dhe kazermat janë vendosur disa kilometra në veri-lindje të Tiranës.
Anëtarët e Forcave Speciale mund të njihen nga beretat e tyre dhe shenjat e njësisë që i kanë në mëngën e djathtë të uniformave të tyre.
Ky batalion është krijuar në vitin 1999 si një përgjigje e drejtpërdrejtë për situatën gjeopolitike në rajon./arbresh.info/
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin
Pacolli uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Festojmë me krenari s...
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...