Ministria e Shëndetësisë në Izrael ka raportuar 12 raste të një sëmundjeje misterioze të mëlçisë tek fëmijët që është shfaqur së fundmi në Europë dhe SHBA, duke lënë të habitur edhe zyrtarët shëndetësorë.
Fëmijët janë diagnostikuar me hepatit, ose inflamacion të mëlçisë, në të paktën shtatë vende, duke përfshirë 74 raste në Britani të Madhe, por viruset e zakonshme që shkaktojnë hepatitin infektiv nuk u gjetën, transmeton portal arbresh.info
Shkencëtarët dhe mjekët po shqyrtojnë burime të tjera të mundshme të sëmundjes.
Ministria e Shëndetësisë kërkoi nga spitalet dhe klinikat që të raportojnë çdo rast të sëmundjes së mëlçisë tek fëmijët pasi rastet janë shfaqur jashtë vendit.
Zyrtarët amerikanë kanë vërejtur nëntë raste në Alabama në fëmijë të moshës 1 deri në 9 vjeç.
“Hepatiti i lehtë është shumë i zakonshëm tek fëmijët pas një sërë infeksionesh virale, por ajo që po shihet për momentin është krejt ndryshe”, tha Graham Cooke, profesor i sëmundjeve infektive në Imperial College London.
Disa nga fëmijët në Mbretërinë e Bashkuar kishin nevojë për kujdes të specializuar në njësitë e mëlçisë dhe disa kishin nevojë për një transplant të mëlçisë.
Mëlçia përpunon lëndët ushqyese, filtron gjakun dhe lufton infeksionet. Infeksionet shkaktuan simptoma si verdhëz, diarre dhe dhimbje barku. Hepatiti mund të jetë kërcënues për jetën nëse nuk trajtohet./arbresh.info/
Policia e Shqipërisë nis aksion të antidrogës, “shënjestër” ...
Mbledhja e përbashkët Kosovë-Maqedoni, dalin detajet
Shqipëria mbyll përgatitjet në “Air Albania”, gati për ndesh...
Vëllai i Xhenetës me urgjencë vjen nga Suedia, gruaja e Mevl...
Kryetari Konjufca priti në takim deputetët laburistë të Mbre...
Qipro arrin fitore ndaj Lituanisë