PSG ka fituar si mysafir i Angers me rezultat 3-0 në kuadër të javës së 33-të në Ligue 1.
Parisienët që mund të shpalleshin kampion nëse Marseille do të dështonte, do ta lënë për javën e ardhshme festën.
Kylian Mbappe hapi ndeshjen në minutën e 28-të me një goditje të bukur pas disa lëvizjeve për 1-0.
Pak pa u mbyllur pjesa e parë, Sergio Ramos arriti të shënojë me kokë për 2-0.
Pas shumë rasteve në pjesën e dytë, erdhi momenti i Marquinhos që shënoi për 3-0 pas asistimit të Angel di Maria.
PSG tani ka 77 pikë, 15 më shumë se Marseille, kur kanë mbetur edhe pesë javë deri në fund.
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani
Parashikimi i motit për ditën e somte