Rusia ka destabilizuar Ballkanin Perëndimor, përmes Serbisë, duke krijuar tensione në Kosovë, Bosnje e Hercegovinë e Mal të Zi.
Kështu deklaroi Presidentja Vjosa Osmani në një intervistë për mediumin britanik Times Radio, ku ka folur për agresionin rus mi Ukrainën dhe gjendjen në Ballkan.
Ajo shtoi se vonesat në rrugën drejt BE-së të këtij rajoni, kanë lëshuar terren për Rusinë që të veprojë.
“Në këto shtete Rusia ka treguar interes për destabilizim të Ballkanit Perëndimor. Pasi përmes destabilizimit të këtij rajoni, destabilizon edhe BE-në. Këtu ka të vërteta, procesi ka ecur më ngadalë që kemi shpresuar”, tha presidentja Osmani.
Ajo tha se Serbia është vendi i vetëm që nuk ka vënë sanksione ndaj Rusisë dhe në anën tjetër po e përkrah atë.
“Serbia nuk ka vënë sanksione ndaj Ukrainës, por në fakt po e ndihmon atë. Pavarësisht nga fakti që ka thënë se do të anëtarësohet në BE, nuk ka përshtatur politikat e saja me ato të BE-së e NATO-s”, tha Osmani, në intervistën për radion britanike, të cilën e publikoi në llogarinë e saj në rrjetet sociale.
Pasivizimi i adresave në Luginë drejt Gjykatës së Strasburgu...
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati: Afati për përditësimin e aplikimeve për subvencionim...
Zhduket një grua në Podujevë