Google ADS

Formacionet zyrtare: Manchester City – Brightonit

20:24 | 20 Prill 2022
KRG

Manchester City është nikoqir i Brighton & Hove Albion në Etihad Stadium për ta zhvilluar ndeshjen e mbetur nga java e 30-të në Ligën Premier.

Citizens kanë mbetur dy pikë prapa Liverpoolit që triumfoi të martën mbrëma kundër Manchester Unitedit, por me fitore do të rimarrin kreun.

Brightoni hyn në këtë takim me dy fitore të njëpasnjëshme përballë skuadrave që renditen në pjesën e sipërme të tabelës, Tottenham Hotspur dhe Arsenal.

Trajnerët Pep Guardiola dhe Graham Potter kanë bërë përzgjedhjen e lojtarëve që do të startojnë nga minuta e parë.

Formacioni startues i Manchester Cityt: Ederson; Cancelo, Aké, Laporte, Stones; Gündogan, Rodri, De Bruyne; Mahrez, Foden, Bernardo Silva.

Formacioni startues i Brightonit: Sanchez; Veltman, Dunk, Cucurella; Lamptey, Caicedo, March, Gross, Welbeck, Mwepu; Mac Allister.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme