Emri i tij u përmend në raportin e Freedom House, reagon Haradinaj

19:24 | 20 Prill 2022
L G

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar rreth publikimit të raportit nga Freedom House, në të cilin thuhet se Haradinaj dhe ish-presidenti Hashim Thaçi, ishin të përfshirë në korrupsion dhe krim të organizuar.

Haradinaj në faqen e tij në Facebook ka shkruar se ka punuar për sundimin e ligjit dhe demokracinë.

“Dua të ju siguroj se edhe si Kryeministër por edhe tash, kam punuar dhe vazhdoj të punoj për sundimin e ligjit dhe demokracinë e po ashtu do të vazhdojë t’i bëj opozitë Qeverisë së tanishme”, ka shkruar Haradinaj në Facebook ./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme