Miliarderi rus Oleg Tinkov ka kritikuar luftën e Rusisë në Ukrainë, duke i bërë thirrje Perëndimit të bëjë më shumë për të “ndaluar këtë masakër”, sipas CNN.
Tinkov, i cili ishte në mesin e 65 individëve dhe subjekteve të sanksionuar nga Mbretëria e Bashkuar më 24 mars.
“Unë nuk shoh një përfitues të vetëm të kësaj lufte të çmendur. Gjeneralët e kanë kuptuar se kanë një ushtri si m**. Dhe si mund të ishte ndryshe kur morali i ushtrisë ka rënë, tha Tinkov.
Manjati rus, i cili themeloi Tinkoff Bank në 2006, tha se “90% e rusëve” e kundërshtuan konfliktin.
“Nëpunësit civilë të Kremlinit janë të tronditur që jo vetëm ata, por edhe fëmijët e tyre nuk do të shkojnë për pushime në Mesdhe këtë verë.
Biznesmenët po përpiqen të shpëtojnë atë që u ka mbetur nga bizneset e tyre. Sigurisht që ka idiotë që shkruajnë shkronjën Z, por ka rreth 10% idiotë në të gjitha vendet, 90% e rusëve janë KUNDËR kësaj lufte”, tha ai./abcnews.al/
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...