Google ADS

OKB: Më shumë se 5 milionë janë larguar nga Ukraina që nga fillimi i pushtimit rus

13:44 | 20 Prill 2022
Artan Maliqi

Më shumë se 5 milionë persona janë larguar që nga fillimi i luftës për ti shpëtuar agresionit rus, përkatësisht 5,010,971, sipas The Guardian.

7.1 milionë njerëz të tjerë janë zhvendosur brenda Ukrainës, sipas vlerësimit të fundit nga Organizata Ndërkombëtare për Migracionin e OKB-së (IOM). Kjo do të thotë se më shumë se një e katërta e popullsisë prej 44 milionë banorësh të Ukrainës ose është larguar nga vendi ose është zhvendosur në më pak se dy muaj.

Shefi i IOM-it, António Vitorino, paralajmëroi se zhvendosja masive e njerëzve do të rezultonte që deri në 30% e popullsisë të vuante nga pasojat psikologjike dhe probleme të shëndetit mendor.

Gratë, fëmijët, të moshuarit dhe njerëzit me aftësi të kufizuara janë prekur në mënyrë disproporcionale, tha Vitorino, me më shumë se gjysmën e fëmijëve të Ukrainës që janë të zhvendosur.

Shumë prej tyre janë të rrezikuar nga trafikimi, dhuna, shfrytëzimi dhe abuzimi, i rrjeteve kriminale duke përfituar nga kriza, theksoi Vitorino.

/abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme