“Historia nuk do t’i harrojë krimet e luftës të kryera në Ukrainë”, tha të mërkurën presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel.
Zyrtari i BE ndodhet sot në Kiev, në një vizitë të papritur. “Si Bucha dhe shumë qytete të tjera në Ukrainë. Historia nuk do t’i harrojë krimet e luftës që janë kryer këtu. Nuk mund të ketë paqe pa drejtësi,” shkroi Michel në Twitter.
Rusia ka mohuar akuzat për krime lufte dhe pretendon se forcat e saj nuk synojnë civilët, por gazetarët e CNN në terren në Ukrainë kanë parë prova të dorës së parë të mizorive në vende të shumta në të gjithë vendin.
Më herët të mërkurën, Michel ndau një foto të mbërritjes së tij në një stacion treni në kryeqytetin e Kievit. “Në zemër të një Evrope të lirë dhe demokratike,” tha ai.
Kryeministri belg Alexander De Croo tha të martën se agresioni rus në Ukrainë ishte “i krahasueshëm me faqet më të errëta në historinë tonë evropiane”. /abcnews.al
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...