Kryeministri belg Alexander De Croo ka dekkaruar se agresioni rus në Ukrainë është i njejtë me periudhat më të errëta të historisë europiane, sipas CNN.
Ai tha se si Belgjika ashtu edhe Holanda do të përpiqen për të siguruar që gjithçka të dokumentohet, me shpresën se mund të hapen hetime penale për historitë e tmerrshme për përdhunimet e grave dhe të vajzave.
Rusia ka mohuar akuzat për krime lufte dhe pretendon se forcat e saj nuk synojnë civilët, por gazetarët e CNN kanë konstatuar prova të mizorive në vende të shumta në të gjithë vendin. Iryna Venediktova, prokurorja e përgjithshme e Ukrainës, tha javën e kaluar se po hetonte 5,800 raste të krimeve të dyshuara të luftës.
De Croo tha se qeveria belge po mbështeste Gjykatën Penale Ndërkombëtare dhe Komisionin Hetimor të krijuar nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut për të hetuar krimet e luftës në Ukrainës./abcnews.al/
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...
Kauza e bashkimit kombëtar nuk ishte një qëllim, por një mje...
Konjufca pret në takim një delegacion nga Azia Jugore, disku...
Regjimenti i Mjekësisë së FSK-së, merr pjesë në një ushtrim ...
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...