Gjatë kohës sa po deklarohej aktivistja Natasha Kandiq, përfaqësues të shoqatave të të pagjeturve në formë proteste kanë lëshuar sallën ku po mbahet tryeza “Afër dy dekada e gjysmë pas luftës, cili është fati i personave të pagjetur?”, e organizuar nga Komisioni për të Drejtat e Njeriut.
“Kur flasim për vitin 1998 deri më qershor 99, kemi 1080 të zhdukur shqiptarë. Ky është rezultati që kanë qenë të zënë, pastaj ata që janë të vrarë. Por nuk kemi mbetje të tyre dhe kanë humbur çdo gjurmë të tyre. Ajo çfarë ka ndodhur pas qershorit, kemi që janë zhdukur 327 serbë, romë, boshnjakë, goranë dhe që janë zhdukur 38 shqiptarë. Krejt këto të dhëna tregojnë se sa në fakt viti1998 ka qenë i tmerrshëm. Përmbi 950 varreza masive janë gjetur, kjo do të thotë që kemi të bëjmë me krime masive”, ka thënë ajo.
Më tej, ajo tha se është e rëndësishme që të ketë një komision të ekspertëve, me qëllim të zbardhjes së personave të zhdukur.
“Ka shumë raste individuale të zhdukjes së mbetjeve mortore. Kjo nuk është e thjeshtë, qe tregon se duhet të bëjmë hulumtimin për secilën viktimë një nga një. Gjykatat deri më tani nuk janë marrë me personat e zhdukur. Sipas njohurive të mia është vetëm me një rast dhe nuk është rast nga Kosova”, shtoi ajo.
Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci tha se ende ka numër të madh të personave, për të cilët nuk dihet fati i tyre.
“Është e rëndësishme të dihet se çfarë ka ndodhur me ta, por në të njëjtën kohë se çfarë kanë bërë familjarët gjatë gjithë kësaj kohe. Si Kuvend, duhet ta luajmë një rol me aktiv në këtë çështje. Jo vetëm për të kontribuar Qeverinë dhe mekanizmat e tjerë, por çfarë mund të bëjmë specifikisht në këtë drejtim”, ka thënë ajo./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...