Raporti i ‘Freedom House’ për nivelin e demokracisë për Vendet në Tranzicion, i publikuar të mërkurën, ka radhitur Kosovën në grupin e regjimeve të demokracisë tranzicionale.
Në njërën ndër pikat e publikuara në këtë raport, më saktësisht në funksionimin e qeverisjes, potencohet nga ‘Freedom House’ prezenca e Serbisë në veriun e Mitrovicës dhe pafuqinë e institucioneve kosovare të kenë ndikim atje.
“Serbia ende ruan ndikimin në veri të Kosovës, ku institucionet kosovare nuk kanë prezencë të fortë. Qeveritë ruse, kineze dhe turke kanë ushtruar gjithashtu ndikim mbi proceset qeveritare në Kosovë gjatë viteve të fundit”, bëhet e ditur në këtë raport.
Më tej, bëhet e ditur se Qeveria Kurti ndonëse mori vendime kyçe gjatë vitit, atë e bëri me transparencë të kufizuar dhe pa u konsultuar me Kuvendin.
“Përkundër miratimit të Ligjit për Qasje në Dokumente Publike në vitin 2010, i cili kishte për qëllim t’i vinte në dispozicion dokumentet qeveritare sipas kërkesës, institucionet qeveritare shpesh i refuzojnë ato kërkesa me pak ose aspak arsyetim”, bëhet e ditur më tej në raport.
Në raport, po ashtu përmendet si hoqi tarifat e shkollimit për studentët që ndjekin diplomën bachelor dhe master në universitetet publike të Kosovës.
Në një nga pikat kyçe të këtij raporti përmendet se si, “në qershor, Kurti u takua me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, duke filluar një raund të ri të dialogut Kosovë-Serbi të ndërmjetësuar nga BE – një seri takimesh diplomatike që synojnë normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës në vitin 2008. Procesi ngeci përsëri në korrik dhe bisedimet nuk kishin rifilluar deri në fund të vitit”./arbresh.info/
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...
Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit që shkaktoi aksident t...
Dy raste të vjedhjeve të rënda në Ferizaj, policia jep detaj...
Vidhen para e gjësende tjera në Lupq të Podujevës
Vrasje në tentativë në Gjakovë, arrestohen tre të dyshuar
Gjesti e prish festën teksa Xheneta i bënë ‘twerk’ Vullnetit