Ylli i Ferrari-t, Carles Leclerc, i është vjedhur ora nga një fans në Itali të hënën.
Francezi, është duke garuar për Kampionatin Botëror në F1 këtë sezon në Itali.
Kështu, kur fansat e vunë re në qytetin toskan të Viareggio, ata filluan të mblidheshin për të bërë foto me Leclerc.
Por, shoferi i F1 përfundimisht u sulmua gjatë nënshkrimit të autografeve për fansat dhe një hajdur arriti të rrëmbejë orën e tij, Richard Mille prej 246 mijë funte sipas raporteve.
Leclerc nuk e kuptoi se ora e tij ishte vjedhur deri më vonë, por incidenti tani është raportuar në polici.
Autoritetet kanë nisur hetimet dhe po përpiqen të konstatojë nëse grabitja ishte oporuniste apo e paramenduar.
Trajneri i Leclerc, Andrea Ferrari, i cili është nga Viareggio, ishte me yllin e Ferrarit në kohën e incidentit dhe ai u zemërua me mungesën e ndriçimit të rrugës në Via Salvatori – zona e qytetit ku ndodhi grabitja.
“Via Salvatori ka qenë plotësisht në errësisë për muaj të tërë. Ne e kemi raportuar këtë për muaj të tërë”, the Ferrari në Instagram.
“Epo, dje në mbrëmje në Via Salvatorim na kanë grabitur, mendoni t’i rregulloni lambat heët a vonë? Kërkoni një mik”.
Boksieri, Amir Khan ishte gjithashtu viktimë e një grabitjeje të hënën – ora e tij iu vodh nën kërcënimin e armëve në Leytin, në lidhje të Londrës./Arbresh.info
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...