Google ADS

Abazoviqi u drejtohet malazezëve sot për ta prezantuar konceptin e qeverisë së re

08:38 | 20 Prill 2022
A Z

Mandatari për përbërjen e Qeverisë së 43-të të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, sot do t’i drejtohet publikut.

Kështu po raporton RTCG duke cituar një komunikatë të qeverisë malazeze. Sipas kësaj komunikate, Abazoviq do të prezantojë konceptin e qeverisjes së re nga ora 11:00.

Deputeti i Lëvizjes Qytetare URA, Millosh Konatar, tha se kjo nomenklaturë në ardhje do të ketë 20 ministri dhe katër nënkryetarë.

Abazoviq veçmë është mandatuar nga presidenti malazez, Millo Gjukanoviq, për themelimin e një qeverisjeje të re.

Të ngjashme