Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta këmbëngul se askush nuk po heq dorë nga titulli i LaLiga-s pas humbjes të së hënës mbrëma ndaj Cadiz-it.
Laporta diskutoi formën e ekipit në 2022 dhe u përpoq të shpejgonte se çfarë ndodhi kundër Eintracht Frankfurt.
“Ne ishim duke u përmirësuar dhe tani jemi në një ndalesë”, vuri në dukje Laporta.
“Në këtë pjesë të fundit të sezonit ne ishim duke shkuar mirë. Ne morën një rezultat të mirë në Bernabeu dhe tani po luftojmë për të fituar”.
“Është e qartë. Në ndeshjen e parë kundër Eintracht ne nuk luajtëm një lojë të mirë dhe në ndeshjen e dytë humbëm. Kundër Levantes, ne gjithashtu u mundëm”.
“Xavi është duke analizuar atë që ndodhi dhe po kërkon zgjidhje. Por ne gjithashtu duhet të kemi parasysh se lëndimet nuk po na ndihmojnë. Një lojtar si Pedri, një titullar dhe një lojtar i shquar, është lënduar”.
Laporta i etiketoi ndeshjet e fundit të Barcelonës si finale pasi ata synojnë të sigurojnë një vend të katërt të parë në LaLiga dhe ta arrijnë kualifikimet për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve sezonin e ardhshëm.
“Situata është ndryshe nga ajo që prisnim, unë së pari”, deklaroi Laporta.
“Por, nërsa ka jetë, ka shpresë. Matematikisht, është e mundur. Ne duhet të luftojmë në shtatë finalet e ardhshme për të provuar të marrim rezultatin më të mirë të mundshëm përfundimtar. Nuk duhet të hedhim poshtë peshqirin, por po shkon të jetë e vështirë për të fituar ligën”.
“Duhet të jemi të vetëdijshëm se kemi shtatë finale dhe duhet t’i fitojmë ato për të qenë në Ligën e Kampionëve”, përfundoi presidenti i Barcelonës./Arbresh.info
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...