Google ADS

Bajqinovci: Sulmet ndaj policëve kanë qëllim destabilizimin e vendit, fat që veturat ishin të blinduara

23:43 | 19 Prill 2022
L G

Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci ka folur për sulmet e fundit ndaj Policisë së Kosovës në veri, për të cilat tha se janë shqetësuese.

I ftuar në Tëvë 1, ai u shpreh se këto sulme kanë më shumë qëllim që ta destabilizojnë Kosovën, teksa potencoi se reagimet nga Bashkësia ndërkombëtare kanë qenë shumë agresive.

“Unë besoj se ky rast, njëri prej rasteve më të rënda që kanë ndodh, sulme që janë bërë brenda disa ditëve, ka të bëjë më shumë me destabilizimin e vendit përmes strukturave kriminale në Serbi, e të cilat ato struktura sot që sulmojnë institucionet e Kosovës fshehen menjëherë në Republikën e Serbisë. E kemi pa që nuk ka pas ndonjë reagim nga Republika e Serbisë për këtë rast, vetëm se ka pas sulme ndaj shtetit të Kosovës, përmes mediave të tyre të cilat e kanë quajtur farsë, gjithçka tjetër. Por mendoj që reagimin e kemi parë nga Bashkësia ndërkombëtare, ka qenë shumë agresiv, pra SHBA, BE, Gjermania dhe shtetet e BE-së kanë bërë reagim jashtëzakonisht të ashpër”, theksoi Bajqinovci.

Deputeti Bajqinovci shtoi se ky sulm ndaj institucioneve të sigurisë ishte sulm vdekjeprurës, por ishte fat që veturat ishin të blinduara dhe nuk pati pasoja në njerëz.

Të ngjashme