Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, gjatë fjalimit të tij të përnatshëm, ka dhënë detaje në lidhje me luftimet që po zhvillohen në lindje të vendit.
“Situata në Mariupol mbetet shumë e vështirë dhe nuk ka asnjë ndryshim”, tha ai, shkruan Reuters, duke shtuar se forcat ruse kanë bllokuar përpjekjet për të organizuar korridore humanitare për të ndihmuar civilët të largohen nga qyteti i rrethuar, transmeton portal arbresh.info
Ai gjithashtu thotë se “fati i dhjetëra mijëra banorëve të Mariupolit, të cilët më herët janë zhvendosur në territorin e kontrolluar nga Rusia, nuk dihet”.
Zelensky pretendon se “intensiteti i luftës nga trupat ruse në drejtimin Kharkiv, në Donbas dhe në rajonin e Dnipropetrovsk është rritur ndjeshëm” dhe akuzon Rusinë për shënjestrimin e ndërtesave të banimit dhe civilëve.
“Kjo është një poshtërsi, e cila me breza do të piketojë shtetin rus si një burim i të keqes absolute”, tha ai./arbresh.info/
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?