Google ADS

Nesër mbahet mbledhja e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, shqyrtohet raporti rreth punës së UNMIK-ut

22:59 | 19 Prill 2022
L G

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla Schëarz, do të përfaqësojë Kosovën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Arsyeja do të jetë shqyrtimi i raportit të radhës së Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonie Guterres rreth punës së UNMIK-ut.

Kështu bën të ditur Ministria e Jashtme nëpër një komunikate.

“Ministrja Gërvalla do të përfaqësojë Kosovën në Këshillin e Sigurimit. Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara do të mblidhet të mërkurën pasdite në Neë York, për të shqyrtuar raportin e radhës së Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonie Guterres rreth punës së UNMIK-ut.”, thuhet në komunikatë.

Tutje tregohet edhe për temat që pritet të flasë Gërvalla në këtë mbledhje.

“Republika e Kosovës në këtë takim përfaqësohet nga Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla. Ajo pritet të flasë rreth progresit të arritur në vend, qasjes së Serbisë dhe rreziqeve që i kanosen rajonit pas agresionit ushtarak të Federatës Ruse në Ukrainë”, thuhet në njoftim.

Në këtë takim do të marrë pjesë edhe Republika e Shqipërisë, e cila që nga janari i këtij viti është zgjedhur për herë të parë anëtare jo e përhershme në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, për periudhën kohore 2022-2023./arbresh.info/

Të ngjashme