Një foshnje pa jetë është gjetur në fshatin Ballovc të Podujevës.
Trupi i pajetë i foshnjës, sipas Policisë së Kosovës është gjetur sot rreth orës 18:00, shkruan arbresh.info.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti i ka thënë arbresh.info se vdekja e foshnjës është konstatuar nga ekipi i mjekëve emergjent.
“Sot rreth orës 18:00 është pranuar informata për një foshnje pa shenja jete në fshatin Ballovc të Podujevës. Policia menjëherë ka dalë ne vendin e ngjarjes po ashtu edhe ekipi i mjekëve emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës”, tha Ahmeti.
Ndërlidhur me rastin policia ka iniciuar një rast hetim mbi vdekjen.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës, është dërguar për obduksion, përderisa hetuesit janë duke punuar në ndriçimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./arbresh.info/
Pse ngjyra e zezë tërheqë më shumë rreze të diellit?
E quajti kryeministrin “hajvan”, largohet nga ko...
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA