Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Shqipërisë, Enkelejd Alibeaj tha sot se procesi i zgjedhjes së presidentit të ri të Republikës duhet të jetë transparent dhe gjithëpërfshirës.
Në një komunikim me gazetarët, Alibeaj ka shtuar se ky proces nuk duhet të shkojë deri në raundin e katërt të votimit në Kuvend, ku, siç e parashikon dhe Kushtetuta, presidenti mund të zgjidhet vetëm me votat e shumicës.
“Duhet ta nisim me këmbën e mbarë, duke respektuar Kushtetutën dhe traditën e deritanishme të zgjedhjes së presidentit. Kushdo, në një ngjarje kaq të madhe, në zgjedhjen e presidentit, procesi duhet të jetë transparent dhe gjithëpërfshirës. Kjo duhet të jetë qasja”, ka thekusar Alibeaj.
“Të gjithë e dinë procedurën. Në raundin e katërt ai zgjidhet me votat e mazhorancës, kjo nuk do të duhet përdorur si një mjet për ta futur në zarf. Kjo e bën groteske dhe jo serioze dhe tregon qëndrimin real të mazhorancës. Grupi i PD do të mbajë qëndrimin mbi procesin, produktin dhe kriteret. Tashmë është rutinë mbledhja e grupit, do të duhet ta vazhdojmë që kolegjialiteti të prevalojë mbi gjithçka”, u shpreh Alibeaj, raporton A2 CNN.
SHBA, votohet një marrëveshje buxhetore, shmanget mbyllja e ...
Komuna e Prishtinës fton qytetarët për kujdes të shtuar në h...
Presidentja Osmani nderohet me Çmimin “Grand Excellence 2024...
Vdes një fëmijë 1-vjeçar në QKUK, ShSKUK-ja del me sqarim
“Ne të dy bashkë duhet të jemi”, Driloni bën hapin e parë dr...
Manchester City mposhtet nga Aston Villa