Arsenali ia ka vënë syrin Edon Zhegrovës, të cilin synon ta transferojë gjatë verës që vjen.
Klubi anglez njihet për afrimin e lojtarëve të rinj dhe me potencial dhe njëri prej tyre mund të jetë edhe përfaqësuesi kosovar.
Mediat angleze shkruajnë se “Topçinjtë” madje e kanë vënë edhe limitin e parave që mund t’i shpenzojnë për ta transferuar futbollistin e Lillet.
“Sky Sports” raporton se “Gunners” janë të gatshëm t’i shpenzojnë 11 milionë funte, më saktësisht 13,2 milionë euro për futbollistin ofanziv.
Gjithnjë sipas këtij mediumi, trajneri Mikel Arteta e admiron futbollistin prishtinas, i cili i realizoi dy gola dhe e dhuroi një asistim në shtatë paraqitje me ekipin e ri.
23 vjeçari iu bashkua Lillet në muajin janar nga Baseli për 7 milionë euro dhe kampioni francez mund t’i fitojë 5 milionë euro për vetëm gjashtë muaj, nëse vendos ta shesë lojtarin për 13 milionë euro gjatë verës.
Zhegrova i kishte shënuar 9 gola në 49 ndeshje me Baselin, ku ishte transferuar nga Genku.
Arsenali nga ana e tij po planifikon të bëjë revolucion në ekip gjatë verës që po vjen.
Shumë lojtarë pritet të largohen e të tjerë do të arrijnë në “Emirates Stadium”.
Njëri prej tyre mund të jetë edhe përfaqësuesi kosovar, i cili në Londër mund t’i bashkohet kështu bashkëkombësit të tij, Granit Xhaka. /GE/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?