Lëvizja Vetëvendosje ka dalë me një komunikatë të gjatë në faqen zyrtare në “facebook” me rastin e 9 vjetorit të nënshkrimit të marrëveshjes së parë në mes të Kosovës dhe Serbisë për normalizim raportesh që mban firmën e ish-kryeministrit dhe ish-presidentit Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiqit nga pala serbe.
Vetëvendosje ka sulmuar Hashim Thaçin duke thënë se këto bisedime i kishte nisur me Serbinë në momentin kur Kosova ishte në kulmin e arritjeve si shtet dhe si pas tyre me një veprim të tillë Thaçi e kishte “njollosjur pavarësinë”.Gjithashtu në këtë reagim, thonë se këto bisedime kishin filluar kur s’kishin kaluar as tre muaj na publikimi i Raportit të Dick Martyt.
Në këtë reagim, partia në pushtet gjithashtu përmend edhe marrëveshjet për Asociacionin e Komunave serbe dhe gjithashtu edhe letrën që ish-kryeministri Thaçi ia kishte dërguar NATO-së, e ku zotohej se FSK-ja nuk do të shkonte në veri me vendim të njanshëm dhe pa bashkëpunim me NATO-n dhe KFOR-in.
VV thotë se kjo është trashëgimia që është lënë në dialog opozita e sotme dhe se tashmë si parti në pushtet po i duhet ta mbrojë Kosovën nga asociacioni njëetnik.
Në fund të reagimit thonë se në mes të Kosovës dhe Serbisë vetëm statusi i raporteve ka mbetur pa u zgjidhur, dhe që për të ecur përpara duhet që Kosova dhe Serbia ta njohin njëra-tjetrën, siç edhe kishte shkruar Joe Biden në letrën e tij.
“Duhet të rikujtojmë e risjellim në vëmendje që statusi i Kosovës është vendosur me 17 shkurt 2008 dhe se Kosova është vend i pavarur dhe sovran. Ajo që ka mbetur pa u zgjidhur është statusi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Është evidente që Kosova dhe Serbia nuk e njohin njëra-tjetrën prandaj edhe nevojitet njohje reciproke ashtu edhe siç e ka theksuar Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden. Kjo njohje duhet të vijë nga një dialog parimor e transparent ndërmjet palëve të barabarta, ku – ashtu siç është përcaktuar në rezolutën e OKB-së për dialog – përfitues duhet të jenë qytetarët”, thuhet në reagim./arbresh.info/
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...
Bislimi në takim me ministrin për Bashkimin Evropian të Polo...