Gerrard Pique ka reaguar rreth një audio të publikuar nga “El Confidencial” që zbuloi diskutime me presidentin e Federatës Mbretërore të Futbollit Spanjoll (RFEF) Luis Rubiales mbi detajet financiare për Superkupën e Spanjës që do mbahej në Arabinë Saudite.
Organi qeverisës i futbollit në Spanjë theu traditën në vitin 2019 duke njoftuar një zgjerim të formatit tradicional të Superkupës, që do të luhej në Jeddah.
Megjithatë, audio e rrjedhur në media ka hedhur dritë mbi rolin që kompania e Piques, “Kosmos” luajti në bindjen e RFEF për të bërë këtë lëvizje, duke përshkruar diskutimet që nevojiteshin për të bindur skuadra si Real Madridi për të marrë pjesë në këtë garë jashtë vendit.
Fituesi i Kupës së Botës është përgjigjur ashpër ndaj këtyre informacioneve që përfshijnë interesat e tij biznesore jashtë lojës së futbollit, me 35-vjeçarin që thotë se nuk ka asgjë për të kërkuar falje.
“Gjithçka që kemi bërë është e ligjshme. Unë do të ekspozoj pjesën time në konfliktin e interesit, dua të tregoj fytyrën time sepse nuk kam asgjë për të fshehur, jam krenar për atë që bëjmë në Kosmos”, ka thënë Pique.
“Ne donim të ndryshonim formatin e garës dhe ta bënim atë më interesant për shikuesit. Kjo solli më shumë të ardhura. Presidentit, Luis Rubiales, i pëlqeu shumë ideja. Arabia Saudite nuk ishte opsioni i vetëm. Shtetet e Bashkuara dhe Katari ishin në tavolinë gjithashtu. Në fund, ata vendosën të shkojnë në Arabinë Saudite”.
“Komisioni? Në botën ku jetojmë, është relativisht normale. Lëviz midis 10 dhe 15 për qind dhe ne besuam se ishte në përputhje me atë që kërkojnë agjencitë për kryerjen e këtij lloji të menaxhimit. Komisioni është në përputhje me tregun”, shtoi më te spanjolli.
Hetimet tashmë kanë filluar dhe do të dihet se sa milionë ka përfituar Pique nga ky operacion, e që nëse shpallet fajtor, mund të përfundojë me burgim efektiv. /Telegrafi/
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...