Real Madridi i ka shprehur ngushëllime Cristiano Ronaldos për humbjen e njërit prej binjakëve të tij.
Derisa bashkëshorjta e tij ishte në procesin e lindjes, foshnja e gjinisë mashkullore nga binjakët ka ndërruar jetë.
Ishte vetë portugezi që konfirmoi lajmin e hidhur në mediat sociale, duke kërkuar privatësi për familjen e tij në këtë kohë të vështirë.
Real Madridi ka dalë me një komunikatë, duke thënë se ata shprehin keqardhje për momentin e trishtë që i ka ndodhur Ronaldos.
“Real Madrid CF, presidenti i tij dhe Bordi i Drejtorëve të tij shprehin keqardhje të thellë për vdekjen e një prej fëmijëve që prisnin i dashuri ynë Cristiano Ronaldo dhe partnerja e tij, Georgina Rodriguez”.
“Real Madridi i bashkohet dhimbjes së gjithë familjes dhe dëshiron t’u tregojë atyre gjithë dashurinë dhe dashurinë tonë”, thuhet në reagimin e tyre. /Telegrafi/
Comunicado Oficial.#RealMadrid
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) April 18, 2022
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...