648 emigrantë të paligjshëm janë kapur që nga fillimi i vitit në Gjirokastër, arrestohen 26 persona

09:21 | 19 Prill 2022
A. B.

Policia kufitare shqiptare në bashkëpunim me FRONTEX-in kanë bërë bilancin e punës nga nisja e këtij viti deri më datë 17 prill.

Sipas njoftimit të policisë në rrjetet sociale, mësohet se në kufij me Greqinë në Gjirokastër gjatë kësaj periudhe janë kapur 648 emigrantë të paligjshëm, janë arrestuar 26 persona, si dhe janë shpallur në kërkim 7 të tjerë.

Policia gjithashtu ka shtuar se janë goditur gjithashtu 19 raste të veprës penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Gjithashtu, si rezultat i operacionit janë goditur edhe raste të tentativës për trafikim të lëndëve narkotike, nëpërmjet kufirit të gjelbër, të kalimit të paligjshëm të kufirit në drejtim të shtetit grek, si dhe të futjes së mallrave kontrabandë nga shteti grek në Shqipëri.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme