Google ADS

Rama: 90% e shqiptarëve do të ishin më të përshtatshëm sesa Meta për president

10:27 | 19 Prill 2022
S D

Grupi parlamentar socialist nisi, këtë të martë, procesin e identifikimit të kandidaturës për presidentin e ri.

Kryeministri Edi Rama u shpreh se synohet të gjendet një figurë me integritet dhe jo vetëm të ishte më i përshtatshëm për atë rol sesa Ilir Meta.

Sipas tij, 90% e shqiptarëve do të ishin më të përshtatshëm sesa Ilir Meta.

“Ajo çka e bën këtë moment shumë përcaktues për karakterin, për ambicien dhe profilin e PS, është se nuk mjafton thjesht të zgjedhim një person që do të ishte më i përshtatshëm për atë rol se Meta. Këtë do ta përmbushnin si kriter 90% e shqiptarëve, por është të zgjedhim një figurë që të luajë një rol në krye të shtetit për 5 vitet e ardhshme me integritet”, tha Rama./A2 CNN

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme