Google ADS

Sot mot i ndryshueshëm, me diell, vranësira dhe reshje shiu

07:17 | 19 Prill 2022
Artan Maliqi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot në vendin tonë do të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell, vranësira dhe reshje shiu.

Moti i njejtë është paraparë të mbajë edhe nesër. Kurse nga dita e enjte parashihen rritje të temperaturave në dy vlerat ekstreme.

IHK njofton se temperaturat minimale gjatë këtyre pesë ditëve do të lëvizin ndërmjet -1 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-19 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe juglindja me shpejtësi 1-7m/s. Kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike do të jenë relativisht të mira, por këto temperatura të ulëta nuk janë të mirëseardhura për fushën e bujqësisë”. thuhet në njoftimin e IHK-së./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme