Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby, ka thënë se Mariupoli nuk ka rënë, pavarësisht se është goditur fuqishëm nga forcat ruse.
“Ne kemi vazhduar të shohim përqendrimin e sulmeve ajrore dhe artilerisë së tyre në Donbas dhe në jug, eçanërisht përreth dhe në Mariupol,” tha Kirby, shkruan BBC, transmeton portal arbresh.info
Ukrainasit po rezistojnë, tha ai, pavarësisht veprimeve gjithnjë e më agresive nga Rusia.
“Rusët po bëjnë atë që ne e quajmë ‘formësim'”, tha Kirby, që do të thotë se ata po vendosin kushte për sulme më të mëdha dhe më të hapura në lindje të Ukrainës.
Kirby diskutoi gjithashtu se si ushtarët amerikanë së shpejti do të stërvitnin anëtarët e ushtrisë ukrainase se si të përdornin hausitizuesit – armë artilerie të ofruara nga SHBA.
Armët janë pjesë e një pakete ushtarake prej 800 milionë dollarësh që SHBA ia ofron si ndihmë Ukrainës. Aty sisteme artilerie, fishekë artilerie dhe anije të mbrojtjes bregdetare pa pilot./arbresh.info/
Barcelona është e gatshme të përfshijë një lojtar plus para ...
I uroi fitoren, Trump deklaron se do të flasë me Putin
Çfarë po paralajmërojnë Bay T dhe Fero?
Policia shqiptoi 1 mijë e 763 gjoba brenda një jave në Gjila...
Analiza e DW/ Samiti i Komunitetit Politik Evropian, nën hij...
Aleatët e Harris fajësojnë Presidentin Biden për humbjen e s...