Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka deklaruar se bisedat me Presidentin rus, Vladimir Putin, kanë ngecur për shkak të zbulimit të vrasjeve masive në Ukrainë.
“Që nga masakrat e zbuluara në Bucha dhe në qytetet tjera, lufta ka marrë një drejtim tjetër, kështu që unë nuk fola më me të drejtpërdrejt që atëherë, por nuk e përjashtoj mundësinë që ta bëj këtë në të ardhmen”, tha Macron për televizionin France 5, transmeton portal arbresh.info
Rusia ka mohuar akuzat për vrasjet e civilëve në Bucha.
I pyetur se pse ai nuk e ka ndjekur shembullin e disa liderëve të tjerë europianë për të udhëtuar drejt Kievit, Macron tha se një shfaqje e mbështetjes në vetvete nuk ishte e nevojshme pas pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt.
“Do të shkoj në Kiev, por do të shkoj kur të jetë më e dobishme se vetë prania ime”, tha Macron, duke shtuar se ai ka folur mbi 40 herë me Presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, që nga fillimi i luftës.
“Nëse shkoj në Kiev, do të jetë për të bërë ndryshim”, tha ai.
Kremlini thotë se ka nisur një “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar dhe “çliruar” Ukrainën nga ekstremistët nacionalistë. Ukraina dhe Perëndimi thonë se Putini filloi një luftë të paprovokuar agresioni./arbresh.info/
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...
Osmani takoi Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, fl...
Kumbaro publikon fotografi unike: Lezeti i këtyre ditëve në ...
Presidenti ukrainas bën thirrje për forcimin e mbrojtjes ajr...
Haradinaj takon qytetarët në Istog, premton investime të shu...