Google ADS

Gazetarja ukrainase në Kosovë: Mbi 25 gazetarë janë zhdukur në Mariupol dhe nuk dihet për fatin e tyre

12:22 | 18 Prill 2022
S D

Gazetarja ukrainase, Lyudmila Makey, e cila dje arriti në Kosovë, ka folur sot para mediave vendore.

Në fjalën e saj, ajo ka thënë se ka arritur dje në Kosovë nga Ukraina, ku lufta me rusët po vazhdon prej më shumë se 50-ditësh.

Makey ka folur për mikpritjen që ka përjetuar në Kosovë.

“Sapo zbrita nga avioni, ndjeva sinqeritetin dhe mikpritjen e njerëzve që më takuan. Më ka bërë shumë përshtypje se si dhimbja e vendit tim, ndihet në zemrat e vendit tuaj. Jam mirënjohëse Qeverisë së Kosovës për mbështetjen ndaj popullit të Ukrainës në një moment të vështirë. Gjithashtu, falënderoj kolegët e mi gazetarë, kjo është e rëndësishme që bota të dëgjojë të vërtetën për Ukrainën”, ka thënë ajo.

Tutje, ajo ka bërë të ditur se tashmë mbi 25 kolegë të saj gazetarë janë të zhdukur në Mariupol dhe nuk dihet për fatin e tyre.

Makey ka thënë se rusët kanë vrarë, shantazhuar e kërcënuar gazetarë të nacionaliteteve të ndryshme që kanë shkuar për të raportuar në Ukrainë.

Në fund, ajo është shprehur krenare që është gazetarja e parë ukrainase që ka ardhur nga Ukraina në Kosovë, duke thënë se qëndrimi i saj në Kosovë do të jetë mundësi e mirë për të krijuar raporte të reja me kolegët e saj gazetarë kosovarë, si dhe forcimin e raporteve mes dy vendeve./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme