Një veturë është rrokullisur në mëngjesin e sotëm në autostradën “Arbën Xhaferi”, konkretisht në kilometrin e 48-të të segmentit Kaçanik – Hani i Elezit.
Sipas policisë në këtë vetaksident është lënduar vozitësja e veturës.
Lajmin për arbresh.info e konfirmoi zëdhënësi i policisë, Baki Kelani.
“Sot rreth orës 07:35, në autostradën “Arbën Xhaferi”, në km 48 Kaçanik – Hani i Elezit ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime (vetaksident), ku një vozitës dyshohet se ka humbur kontrollin mbi veturën dhe është rrokullisur”.
“Sipas mjekëve lëndime të lehta ka pësuar vozitësja e veturës, së cilës iu është dhënë tretmani mjekësor. Me rast është marrë njësia kompetente policore, e cila ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes”. /arbresh.info/
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...
Ndodh edhe puthja e shumëpritur mes Lelës dhe Leos