Google ADS

Kurti homazhe te varrezat e dëshmorëve në Velani: E kaluara vendimtare për ecjen përpara si shtet

09:30 | 18 Prill 2022
S D

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Velani, raporton arbresh.info.

Kurti tha se kujtimi dhe përkujtimi për ata, është dëshmi që ne besojmë se për të tashmen tonë për të ardhmen tonë.

“ Te flamuri kombëtarë shqiptarë i cili qëndron para varrezave këtu në Prishtine, vendosëm lule të freskëta meqenëse veçanërisht në ditën e dëshmorëve ne i kujtojmë dhe i përkujtojmë këta njerëz të vendit tonë të kryeqytetit të cilët dhanë jetën e tyre për lirinë e popullit dhe çlirimin e vendit. Kujtimi dhe përkujtimi unë për ata është dëshmi që ne besojmë se për të tashmen tonë për të ardhmen tonë e kaluara e lavdishme është vendimtare për drejtimin dhe shpejtësinë në ecjen përpara të Kosovës shtet dhe të shqiptarëve si komb”, deklaroi Kurti.

Po ashtu tha se si Qeveri nuk do të harrojnë se nga kanë ardhur dhe do jenë falënderues gjithmonë gjakut të rënëve për liri.

“Si Qeveri e Republikës së Kosovës asnjëherë nuk do të harrojmë se prej nga vim dhe ku duhet të shkojmë pikërisht duke ju falënderuar gjakut të derdhur për liri i cili nuk shlyhet kurrë ashtu siç edhe emëri i këtyre dëshmorëve nuk do të harrohet kurrë. Lavdi të gjithë atyre”, tha Kurti./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme