Disa aksidente kanë ndodhur në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë afër “Kronit të Mbretit” ku një veturë BMW që po lëvizte në drejtim të Prishtinës, ka humbur kontrollin dhe ka dalë në anën tjetër të autostradës duke u aksidentuar një veturë të tipit Smart, e cila po lëvizte në drejtimin Prishtinë-Pejë.
Po ashtu, Policia bën të ditur se ekipet relevante dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa një veturë e tipit “Polo” ka goditur nga mbrapa ambulancën.
Lajmin për arbresh.info zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
“Rreth orës 19:30 në rr. nacionale në Korreticë të lartë afër Kronit të Mbretit është shkaktuar aksident trafiku me lëndime dhe dëme materiale, ku dyshohet se vetura BMW duke lëvizë në drejtim të Prishtinës humb drejtimin dhe kalon barrierat, në mes të rrugës kalon ne shiritin e rrugës në drejtim të Pejës ku godet veturën Smart në drejtim të lëvizjes Prishtinë-Pejë”, tha ai.
“Raportohet se deri në këtë fazë janë lënduar dy persona, zjarrfiksat dhe autoambulanca janë në vend ngjarje. Gjithashtu disa dëme materiale raportohet të jenë shkaktuar nga një automjet tjetër i tipit Polo i cili në atë lokacion ka goditur auto ambulancën nga mbrapa”, shtoi ai.
Tutje Hoxha shton se kërkon nga shoferët që t’iu përshtaten kushteve të vozitjes dhe shenjave të komunikacionit në mënyrë që aksidente të njëjta të mos përsëriten.
“Ne në vazhdimësi kemi kërkuar dhe po kërkojmë nga vozitësit respektimin e rregullave dhe shenjave të trafikut, në veçanti ato të kufizimit të shpejtësisë. Po ndërmirren dhe do të ndërmirren masa aktive ligjore nga Policia me qëllim që të shmangen aksidente në trafik që shpesh përveç dëmeve materiale po përfundojnë edhe me pasoja njerëzore”, përfundoi ai. /arbresh.info/
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...
Haradinaj në Junik: Plani ynë për Kosovën Fituese – an...
Salah dëshiron të vazhdojë me Liverpoolin, por s’ka as...