Barcelona do të mbyllë një hua prej 1.5 miliardë eurosh

19:19 | 17 Prill 2022
Lorik Gerbeshi

Sipas informacioneve nga DiariARA, ish shefi i Barcelonës, Ferran Reverter, ka paralajmëruar gjigantët financiarë, Godman Sachs, që të sanksionojë kredinë prej 1.5 miliardë euro për klubin që është në punë.

Raverter dha dorëheqjen si CEO i klubit katalanas jo shumë kohë më parë pasi presidenti Joan Laporta kreu disa ristrukturime adimistrative brenda klubit në lidhje me projektin Espai Barça.

Reverter kishe qenë negociatori kryesor me Goldman Sachs nga ana e Barcelonës, duke ndihmuar në fillimin e bisedimeve në lidhje me kredinë prej 1.5 miliardë eurosh dhe për t’i çuar përpara.

Ai kishte fluturuar edhe në SHBA për të bindur disa investitorë mbi projektin Espai Barça pak para se të largohej. Gjatë udhëtimit ai ishte takuar edhe me zyrtarë të Goldman Sachs.

Megjithatë, tani që ai nuk është më i lidhur me klubin dhe projektin, Reberter thuhet se ka rënë në kontakt me gjigantët e bankave të investimeve për t’i paralajmëruar ata se sanksionimi i një kredie kaq masive për Barcelonën në këtë pikë do të ishte një rrezik masiv.

Ish-CEO i Barçës përmend si arsye ristrukturimin e kryer nga Laporta, duke pretenduar se projekti nuk është më në duart më të mira.

Në raport thuhet gjithashtu se ka disa shqetësime mes drejtuesve të klubit në lidhje me sanksionimin e huazimit pas zhvillimeve të fundit. Ata presin vonesa për shkak të faktorëve të ndryshëm, përfshirë pushtimin e Ukrainës nga Rusia.

Pavarësisht kësaj ‘tradhtie’ të supozuar nga Reverter, nuk ka gjasa të ketë ndonjë pengesë në partneriten midis Barcelonës dhe Goldman Sachs.

Pretendohet se ka një harmoni të mirë mes dy palëve dhe nuk ka gjasa të ketë lemza në kredinë prej 1.5 miliardë eurosh./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme